Sunday, January 19, 2014
Rrëshqet Barca
Barcelona nuk ka arritur ta mposhtë Levanten në Estadio Ciudad de Valencia. Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma përfundoi me rezultat 1-1.
Vendasit shokuan pas dhjetë minutash lojë duke kaluar në epërsi. Pas një harkimi nga këndi të Ivanschitz, Loukas Vyntra kërceu për të shënuar me kokë (10’).
Mirëpo, mysafirëve iu deshën nëntë minuta për ta nivelizuar rezultatin. Edhe ky gol erdhi pas goditjes nga këndi. Xavi e ekzekutoi, ndërsa në zonë e priti Gerard Pique, i cili e barazoi rezultatin (19’).
Pjesa tjetër e fraksionit të parë ishte kryesisht luftë në mesfushë.
Në gjysmën e dytë, Blaugranët u angazhuan më shumë, por në dy raste shumë të mira, reagoi edhe më mirë mbrojtësi vendas, Juanfran.
Nga ana tjetër, edhe vendasit nuk e lanë pa e testuar portierin katalunas, Victor Valdes.
Lojtarët e ekipit mysafir u përpoqën deri në fund që të merrnin pikë të plota, por nuk ia dolën.
Pas këtij barazimi, Barcelona ka vetëm një pikë më shumë se rivali i përbetuar Real Madrid dhe La liga është më e hapur se kurrë.
Ndërkohë, nëse Atletico Madridi e mposht Sevillan, atëherë do ta rrëmbejë pozitën e parë në tabelë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment