Dominimi nga fillimi i sfidës i takoi plotësisht Liverpoolit, por më konkret u treguan mysafirët.
Në minutën e 25-të ishte Weimann ai që befasoi vendasit me një gol për 1-0, teksa epërsia e mysafirëve u dyfishua në minutën e 37-të kur Benteke shënoi me kokë pas një krosimi të Agbonhlahor.
Në fund të pjesës së parë nga afërsia ishte Daniel Sturridge ai që shkriu diferencën për 2-1.
Në pjesën e dytë Liverpooli bëri shumë presion, por portieri Brad Friedel bëri intervenime të pabesueshme. Ishte pikërisht ky i fundit që shkaktoi një penalti në Luis Suarezin në minutën e 52-të. Nga pika e sakt i sakt u tregua Steven Gerrard.
Në vazhdim Liverpooli provoi shumë dhe e kërkoi golin e barazimit, mirëpo 2-2 ishte rezultati përfundimtar.
Pas këtij barazimi, Liverpooli mbetet në vendin e katërt me 43 pikë, tri pikë më pak se Chelsea në vendin e treët dhe dy më shumë se Evertoni, që të hënën mund ta kapërcejë rivalin lokal nga Anfield.
0 comments:
Post a Comment