Bayern Munichu e filloi ndeshjen me një formacion të fortë, por pa
një sulmues qëndror sikurse që është Mandzukic. Shaqiri startoi dhe
shfaqi paraqitje të mirë në fillim.
Sidoqoftë, ishte sulmuesi boshnjak Vedat Ibisevic ai që i dha goditje
të rëndë Bayernit në minutën e 29-të, duke shënuar për 1-0.
Bayerni tentoi të kthejë rezultatin, por nuk ia doli. Në pjesën e
dytë kur e pa se ekipi i tij nuk po mund të shënonte, Guardiola duket se
u bind se pa sulmues qëndror nuk mund të luajë. U larguan Shaqiri dhe
Kroos, dhe u inkuadruan Pizzarro e Mandzukic.
Bayerni e dominoi sfidën me shumë raste, dhe ishte Pizzarro ai që
realizoi pas asistimit të Thiago Alcantaras në minutën e 76-të për 1-1.
Bayerni provoi të kthente gjërat, dhe kur të gjithë menduan se sfida
mbaroi, ishte Thiago Alcantara ai që realizoi për 2-1 dhe fitoren e
madhe të Bayernit.
Pas javës së 18-të është Bayerni që ka kryesimin në Bundesliga me 50
pikë, 13 pikë më shumë se sa Bayer Leverkusen që ka pozitën e dytë, por
që ka tri ndeshje që nuk di për fitore.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment