Tashmë në rrjetet sociale po bën bujë me foto ironizuese dhe mesazhe kontraverse kundrejt bukuroshes së PD-së, e cila tha se personat që s’janë “tironsa” nuk duhet të hyjnë pa viza në Tiranë.
“Jabanxhinjtë duhet të hyjnë me vizë në Tiranë”, ishte deklarata e Vorpsit në një emision televiziv shqiptar, duke fyer kështu edhe liderin e saj, atë të PD-së, Sali Berishën, i cili është nga Tropoja.
Është Vorpsi ajo që vijoi deklaratën kontraverse duke thënë po ashtu se dialektet nga çfarë do lloj krahine e bezdiste.
Kujtojmë se Laura Vorpsi është profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës dhe është interesant të shihet sjellja e saj kur ka punë me studentë kosovarë, apo të rretheve tjera të Shqipërisë.
Edhe mediat shqiptare kanë sulmuar ashpër deklaratën e Vorpsit. Sipas tyre, zëdhënëse nuk do të thotë vetëm të dish të lexosh, por edhe të japësh një deklaratë si duhet, teksa i kanë porositur bukuroshes që më mirë të qëndrojë heshtur, pasi kështu pos që duket shumë e bukur, duket edhe më e zgjuar.
0 comments:
Post a Comment