Pages

Friday, September 20, 2013

Farfan: Mund ta mposhtim Bayernin

Sulmuesi i Schalke, Jefferson Farfan, është optimist se skuadra e tij mund t’i shkaktojë probleme Bayern Munichut në derbin e të shtunës në Bundesliga.
 “Ne sigurisht se do të japim gjithçka, por përballemi me një prej ekipeve më të mira në Evropë. Ata janë kampionë të Gjermanisë dhe mbajnë titullin e Ligës së Kampionëve”.
“Megjithatë ne luajmë në shtëpi dhe gjithçka është e mundshme me mbështetjen e tifozëve tanë. Ne do të japim të pamundurën për të shënuar fitore”, ka thënë Farfan për Goal.com.

0 comments:

Post a Comment