Pages

Friday, September 20, 2013

Blanc: Ishim afër transferimit të Ozil

Trajneri i Paris Saint-German, Laurent Blanc, ka zbuluar se skuadra e tij ishte në negociata për të transferuar Mesut Ozil, para se gjermani të vendosë të shkojë te Arsenali.
Kampionët e Ligue 1 fuqishëm u lidhën me një transferim të yllit të Chelseat, Juan Mata, pas spekulimeve të verës se ai nuk ishte pjesë e planeve të United.
Megjithatë Blanc thotë se ata kurrë nuk kanë qenë në garë për Mata, por kanë negociuar për Ozil.
“Të dy lojtarët do të ishin të mirë. Për sa unë kam njohuri, të vetmet negociata që ne zhvilluam ishin ato rreth Ozil”, ka thënë Blanc.

0 comments:

Post a Comment